Gega i kënaqur me ekipin pas fitores me Kastriotin

22:59 | 22/01/2019

Pas fitores ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit Skënder Gega shprehet i kënaqur nga reagimi i futbollistëve. Mbi ndeshjen e radhës me Skënderbeun, tekniku i të kuqve, tha se skuadra do marrë rezultat pozitiv.

Skuadra e Partizanit arriti një fitore të thellë ndaj Kastriotit në ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një fitore, e cila ia lehtëson të kuqve kualifikimin në turin tjetër. Trajneri i Partizanit Skënder Gega mbeti i kënaqur nga reagimi i lojtarëve të tij. Sa i përket merkatos, trajneri tha se shpreson që të ofrohet ndonjë lojtar që mund të bëjë diferencën.

Në lidhje me rinovimin me Partizanin, Trajneri gega tha se është mirënjohës lojtarëve, stafit drejtues dhe ndihet mjaft i lumtur për zgjatjen e kontratës.

Ndeshja e parë e fazës së tretë, Partizani do ta luajë në transfertën e Skënderbeut këtë të premte. Për trajnerin Gega, ky takim është shumë i fortë, por është i sigurtë që skuadra do të marrë rezultat pozitiv./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono