Gazmend Bardhi: Prokuroria të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit

14:10 | 15/04/201914:100

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka hedhur vazhdimisht akuza kundër Qeverisë, Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj, Policisë por edhe Prokurorisë. Bardhi tha se, policia me urdhër politik ka sulmuar qytetarët duke i penguar në ushtrimin e së drejtës së tyre për të zhvilluar protestë.

Bardhi më tej ka theksuar se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, por sipas Bardhit, ky fakt nga ana e prokurorise nuk ka ndodhur.

“I bëj thirrje prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve  sepse nuk është organ në varësinë e Ministrit të Brendshëm. Organi i Prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta, pasi sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë shkak“, ka theksuar Bardhi.

Padia e PD është dorëzuar pas protestës së 16 marsit dhe akuzon Ministrin e Brendshëm dhe policinë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë, kundër protestuesve të opozitës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono