Gazetarja tallet me të mbijetuarin e masakrës, largohen sponsorët

13:39 | 01/04/201813:390

Tallja me një të mbijetuar të masakrës në një shkollë në Florida i ka kushtuar shtrenjtë një gazetareje të televizionin amerikan FOX. Laura Ingraham ka njoftuar se emisioni i saj nuk do të transmetohet për 1 javë. Ndërsa mësohet se 11 sponsor janë larguar për këtë arsye.

Gazetarja e televizionit amerikan “Fox”, Laura Ingraham, ka njoftuar se “do të shkojë për pushime për një javë”. Ajo është përfshirë nga polemika dhe kritika të shumta, pasi u tall në Twitter me një nga studentët e mbijetuar nga masakra në Parkland të Floridas. Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare. Të mërkurën e kaluar prezantuesja e emisionit “The Ingraham Angle” kishte bërë shaka të ashpra për faktin se David Hogg, 17 vjeç, nuk ishte pranuar në katër universitete për shkak të notave të tij shumë të ulëta në shkollën e mesme. Djali reagoi në Twitter duke ftuar sponsorët e talk shout për ta braktisur programin.

Deri në 11 reklamues iu përgjigjën apelit, pavarësisht nga kërkimi i ndjesës i gazetares një ditë më pas. “Në frymën e javës së Pashkëve dua të kërkoj falje për çdo mesazh në Twitter që mund ta ketë lënduar atë ose një tjetër të mbijetuar të guximshëm të Parkland”, ka thënë Ingraham duke pohuar se emisioni i saj ishte “i pari që i dha adoleshentit të drejtën të shprehej menjëherë pas të shtënave të tmerrshme.

Ndërsa 17-vjeçari iu përgjigj: “Të kërkosh falje vetëm për të shpëtuar sponsorët nuk mjafton. Kjo kërkon vetëkritikë se si ajo dhe rrjeti i saj kanë trajtuar mua dhe miqtë e mi në këtë luftë”. Pasi gazetarja njoftoi se do të marrë pushimet një javë, David iu drejtua asaj duke thënë se duhet të bëjë “reflektime të shëndetshme”. Televizioni Fox vuri në dukje se “pushimi” i Ingraham ishte planifikuar përpara nisjes së polemikave./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono