Gazetarët njëzëri: Rama të bëjë lëshime

21:45 | 03/06/2019

Në “Byro Politike”, gazetarët janë shprehur se qeveria duhet të sakrifikojë për të tejkaluar këtë ngërç politik. Ata madje thanë se Rama është ai i cili mban përgjegjësi për mënyrën se si funksionon demokracia në vend. Më tej paneli i gazetarëve e kanë vënë theksin se opozita nuk ka më çfarë të sakrifikojë.

Bardh Spahia: Unë besoj se të gjithë duhet të biem dakord se nuk ka zgjedhje me 30 Qershor dhe këtu besoj se nuk ka diskutim. Nuk  mund të ketë zgjedhje kur nuk ka alternativa. Ne do të jemi në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, ku të jeni të bindur që do të dinë ta mbrojnë të drejtën themelore të tyre të fituar me sakrifica 30 vite më parë. Nuk ka kosto që mund të merret parasysh, përpara rrezikimit të të drejtës themelore,  të drejtës së votës së lirë.

Mimoza Koçiu: Zoti Spahia po na thotë në fakt tamam atë që thotë zoti Berisha, që nuk ka asnjë kosto para votës së lirë deri në konflikt social. Ky nuk është një lajm i mirë. Unë jam e trembur për datën 8 Qershor, sepse paralajmërimi që bëri zoti Basha dhe duke patur parasysh edhe paralajmërimin e Berishës, unë shpresoj të ketë një rrugëdalje.

Sokol Shameti: Edhe mua më duket pak e tepët që të vazhdohet dhe t’i kërkohen sakrifica opozitës. Nëse flasim për demokracinë nuk ka përgjegjësi vetëm njëra palë, përgjegjësi më shumë ka Kryeministri për një lloj mirëmbajtje të shëndetit të demokracisë në vend. Ne po shikojmë që nuk ka asnjë lloj përpjekje nga ana e Kryeministrit. Në një farë mënyre i është fiksuar tek data 30 Qershor, që a thua po lëvizi kjo datë do na mërzitet muaji Qershor. Po shikojmë sikur njëra nga dy partitë më të mëdha të vendit ka pakënaqësi, të cilat me këmbëngulje po i shpreh. Kjo masë njerëzish meriton të dëgjohet me seriozitet.

 Ermal Hasimja: Nuk është e qarët nëse do të ketë zgjedhje apo votime tamam. Zgjedhjet do të jenë të ligjshme por nuk do të prodhojnë legjitimitet. Edhe nëse do të bëhen zgjedhjet do të ribëhen më vonë sepse nuk ka ndonjë kuptim të madh. Mendoj se për aq sa problemet janë të konstatuara si të nxitura, të programuara ose minimalisht të njohura nga vetë palë në pushtet, moralisht dhe politikisht, pa folur ligjërish duhet që palla në pushte të marrë përgjegjësi,  që t’i japi jo opozitës, por gjithë qytetarëve shqiptarë garancinë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të kanë probleme të tilla.  pozita kërkon një gjë dhe pala në pushtet mund të ofrojë një zgjidhje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono