Gattuso: Ancelotti si baba për mua, pozicioni i Napolit është i turpshëm

19:16 | 11/12/201919:160

Gennaro Gattuso tha fjalët e tij të para si trajner i Napolit. Në konferencë për shtyp, strategu italian tha: “Ancelotti është si një baba për mua.

Ai gjithmonë ka qenë pranë meje dhe më ka mbështetur. Ai i ka fituar të gjitha, ndërsa unë kam ende punë për të bërë. Objektivi im është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjisim pozicione në tabelë.  Duhet të punojmë shumë që të dalim nga kjo situatë delikate.

Është e turpshme të shohësh Napolin në këto pozita. Skuadra e di shumë mirë momentin që po kalojmë. Unë personalisht nuk i frikem asjgëje. E di se do të punoj me njerëzit e duhur. Duhet thjesht të marrim rezultate.

Duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme para pushimeve. Të gjithë lojtarët që janë këtu, janë në planet e mia. Insigne është një aset për klubin. Jam në një klub të madh, me një president fantastik dhe me lojtarë të talentuar. Duhet të sigurohemi se me futbollin tonë, të sjellim entuziazmin sërish në qytet”, përfundoi strategu italian./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono