Gatimi që sundon të gjitha tavolinat

16:14 | 14/07/201916:140

Biba me oriz në saç është natyra në një pjatë e krijuar nga amvisat nikoqire myzeqare për të kënaqur njerëzit më të shtrenjtë të familjes dhe miqtë më të nderuar të shtëpisë. Kjo recetë është traditë për dy muajt e vitit, në Qershor dhe në Korrik.

Biba në saç me oriz sundon me shijen e saj unike çdo tavoline amvise nikoqire në Myzeqe.

Receta e saj lindi dekada më parë, atëherë kur Myzeqeja mbulohej nga kënetat dhe moçalet. Të vetmet shpendë që rriteshin në mënyrë të egër dhe pa shpenzime ishin bibat dhe rosat.

Nikoqiret myzeqare ia morën natyrës të gjitha dhe “shpikën” me të një nga gatimet më autentike dhe më të shijshme të Myzeqesë. Sot vërtetë nuk ka moçale, por vendin e tyre e kanë zëvendësuar fushat, ku bibat rriten natyralisht pa koncentratë.

Në familjen e Klara Semanjakut në Sheqishtë të Fierit, kjo recetë gatuhet prej dekadash dhe është trashëguar brez pas brezi.

Biba në saç është një gatim jo shumë i lehtë për amvisat. Kërkon durim në zierje, të saçit dhe nxehjes së tij. Çdo gabim i vogël, mund të sjellë shijen e gabuar të tavës. Biba në saç me oriz sundon në të gjitha tavolinat familjare dhe të restoranteve tradicionale për gati 2 muaj në vit, Qershorit dhe Korrikut

Receta e gatimit është patentë autentike dhe origjinale e kuzhinës myzeqare. Askush tjetër nuk arrin ta imitojë. Që kur është gatuar për herë të parë, myzeqarët nuk hoqën dorë kurrë prej saj. Kurse  vizitorët nga i gjithë vendi pushtojnë restorantet tradicionale në Fier./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono