Gati 900 të burgosur pritet të dalin nga qelitë

15:56 | 30/11/2018

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një projektligj për dhënie amnistie, që pritet të kthejë në liri gati 900 persona. ABC News zbardh kategoritë që përfitojnë dhe nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

Gati 900 të dënuar me burg mund lirohen nga qelitë si përfitues të një amnistie për festat e fundvitit. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft me kategoritë përfituese dhe jo përfitueses, që pritet t’i paraqitet Parlamentit për miratim. Aktualisht projekt-ligji i është përcjellë për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas draftit, nga amnistia përfitojnë përsonat e dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet burg, ose çdo dënim tjetër më të butë, përfshi gjobat apo dënimet alternative, për dënime të dhëna deri në 30 nëntor 2018, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit. Projekti kategorizon si përfitues personat që kur kanë kryer veprën penale kanë qenë të mitur, me përjashtim të atyrë që kanë kryer vrasje ose vepra penalë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Përfitues nga amnistia janë të dënuarat femra që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë baras ose mbi moshën 55 vjeç dhe meshkujt që në të njëjtën datë janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Tjetër kategori që përfiton nga amnistia janë të dënuarit me burg që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit u ka mbetur më pak se 2 vjet dënim. Në kategoritë jopërfituese, drafti liston personat e dënuar për krimet kundër njerëzimit, vrasje, krime seksuale, krime kundër pasurisë, apo vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes. Nuk përfitojnë nga amnistia as të dënuarit për terrorizëm, grup të strukturuar kriminal dhe për vepra kundër autoritetit të shtetit.

Tjetër kategori të dënuarish që nuk preken nga amnistia janë të dënuarit për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe të dënuarit që i janë shmangur drejtësisë. Referuar edhe amistive të propozuara në vitet e kaluar, koha e nevojshme e kalimit në Parlament deri në momenin e hyrjes në fuqi, pritet që efektet e amnistisë të jepen në muajt e parë të vitit 2019./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono