Gara për kryeprokurorin, Gjata: Ka dy klane brenda PS-së

19:45 | 19/03/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli këtë të martë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ku tha se KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie për momentin.

“KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie. Aty janë zgjedhur anëtarë të paligjshëm të kundërshtruar nga ONM. Janë zgjedhur anëtarë që nuk kanë marrë nga dokumenti Autoritetit i Pastërtisë së Figurës ku prokuroria e kishte pranuar anëtar pa marrë një dokument. Një anëtare është shkarkuar nga KPA. Të tjerë janë në KPA mund të pësojnë të njëjtën fat. Sikur ti lemë këto kemi një situatë të zgjedhur 5 nga parlamenti dhe 4 nga konferenca e prokurorëve që vjen në kundërshtim me Kushtetutën se kur u bë u tha që këto organe do të vetëqeverisen, prandaj ka shumicën e prokurorëve në KLP. Të ka rënë kolona bazë e këtij institucioni nuk mund të vazhdojë pa u plotësuar”, tha Gjata.

Sipas Gjatës, brenda Partisë Socialiste po bëhet luftë e brendshme pasi ka dy klane, njëri që mbështet kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe njëri që mbështet persona të tjerë.

“Po nguten të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ka një luftë të brendshme se kush do jetë kryeprokuror, dhe ka një klan që mbështet Arta Markun. Ai që fitoi me zotin Rama dhe e vendosi në mënyrë të kundraligjshme. Ka një klan tjetër që do persona të tjerë dhe po bëhet luftë e tmerrshme por që ne e shohim si gati me përbuzje që tregon pikën e fundit ku ka shkuar mazhoranca”, u shpreh ai./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono