Gara me kajak edhe në liqenin e Fishtës

16:30 | 15/06/2019

Për herë të parë u organizuan në liqenin e Fishtës garat me kajak ku morën pjesë të rinj të apasionuar pas sporteve ujore. Aktivitete të tilla synojnë ta kthejnë zonën në një destinacion turistik.

Sport për të promovuar turizmin. Në liqenin e Fishtës u organizuan gara me kajak.

Djem dhe vajza, të apasionuar pas sporteve ujore, kureshtarë dhe të interesuar për këtë zonë në Zadrimë të Lezhës përjetuan emocione të veçanta.

Pjesmarresit e shohin si një vlerë të shtuar për Lezhën.

“Është hera e tretë për këtë vit, uroj të ketë sa më shumë pjesëmarrës. Ishte emocion i bukur”.

Duke prezantuar bukuritë natyrore mund ta kthejmë zonën në një destinacion turistik tha drejtori i Turizmit dhe Sportit në Bashkinë e Lezhës , Ardian Laçi.

Drejtori Ardian Laci: “Nuk kishim si lënë pa promovuar këtë zonë e cila do kthehet në atraksion turistik për vizitorët e zonës”.

Këto gara realizohen brenda një kohe të shkurtër në zona të ndryshme, ndërsa qëllimi është ngritja e klubit të kajakëve dhe bashkëpunimi me klube të tjera për të sjellë në Lezhë, gara të niveleve kombëtare. /ABCNews Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono