Gabigol largohet nga Interi, ja shifra e përfituar nga zikaltërit

22:17 | 27/01/202022:170

Ditët e fundit të merkatos së janarit, do të jenë ditë të ngarkuara për Interin. Jo vetëm për faktin se zikaltërit po presin përforcime në merkato, por mund të ketë dhe të larguar. Duket se Eriksen do të kryejë vizitat mjekësore nesër, ndërsa sot, po punohet për një tjetër futbollit.

Siç raportojnë mediet italiane, sot ka mbërritur në Milano zv. presidenti i Flamengos, i cili do të mbyllë negociatat me drejtuesit e Interit për kartonin e sulmuesit Gabriel Barbosa.

Gabigol me shumë gjasa do të jetë lojtar i Flamengos dhe për kartonin e tij, klubi brazilian do të paguajë 18 milion euro, si dhe do i lërë Interit klauzolë prej 20% në rast të një shitje në të ardhmen. Zikaltërit duket se do e pranojnë këtë ofertë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono