Fushata anti informalitet, 26.7 milionë lekë vlera e penaliteteve

13:48 | 18/11/201813:480

Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon kontrollet në terren për të  identifikuar subjektet me risk. Për periudhën 1 deri në 15 nëntor janë kontrolluar 1,574 subjekte, nga të cilat 758  janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 26.7 milionë lekë.

Bllokim bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor dhe atyre që nuk kanë instaluar pajisje fiskale. Është ky fati i rreth 55 subjekteve në të gjithë vendin pas kontrolleve të ushtruara nga drejtoria e hetimit tatimor.

Ndërsa 700 subjekte të tjera janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor.

Më konkretisht: 268 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).

34 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 39 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

148 tatimpagues janë konstatuar që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.

102 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ku 92 janë subjekte të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 10 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

12 tatimaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

39 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore. Për ata është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

Kontrollet e strukturave të specializuara të Hetimit Tatimor janë përqendruar në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë. /abcnews.al

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono