Fundjava mot me diell, sinoptikanët: Në fillim të javës pritet… (Video)

16:58 | 20/09/201916:580

Gjatë fundjavës, moti do të jetë sërish me diell dhe temperatura të larta. E hëna dhe e marta pritet të sjellin reshje pothuajse në të gjithë vendin, por moti i kthjellët e i ngrohtë, do të rikthehet sërish në ditët e fundit të Shtatorit.

Pas reshjeve të ditës së enjte, temperaturat pritet të pësojnë sërish rritje këtë fundjavë. Sipas sinoptikanëve edhe pse me temperatura disi më të ulëta, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë me mot të qëndrueshëm dhe me diell.

Por a do të kemi ndryshime të kushteve meteorologjike gjatë javës së ardhshme? Sipas MeteoALB, fillimi i javës do të na bëje të marrim sërish çadrat me vete. Ditët e fundit të Shtatorit pritet që moti të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta për stinën në të cilën ndodhemi./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono