Ftesa origjinale e klubit gjerman: Ibra, eja te ne! Nuk kemi bejsboll

13:43 | 15/11/201913:430

Është hapur ankandi Zlatan Ibrahimovic. Pavarësisht 38 viteve mbi supe, gjiganti suedez ndihet në formë dhe i karikuar për të shënuar gola e fituar trofe. Aventura amerikane me Los Angelos Galaxy mbaroi dhe tani pritet rikthimi në Evropë.

Milan, Napoli dhe Bologna e duan në ekip, por jo vetëm. Në Rusi e do Zeniti, teksa ftesa e fundit vjen nga Bundesliga dhe ftesa është shumë e veçantë. “Mos u shqetëso Zlatan Ibrahimovic, nuk luhet bejsboll këtu te ne“, shkruan në faqen zyrtare klubi i Schalke 04.

Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit Los Angelos Galaxy që më bëri të ndihem përsëri i gjallë. Tifozëve u them: e donit Zlatanin, ja u dhashë atë. Historia vazhdon… Tani mund të riktheheni të ndiqni bejsboll“, u shpreh Ibra në lidhje me largimin, teksa tani vjen edhe ftesa origjinale e klubit gjerman. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono