“Frymë pranverore” bën bashkë 13 artistë

17:30 | 14/03/2019

Tirana është stacioni që bën bashkë 13 artistë nga hapësira shqipfolëse, në eskpozitën kolektive “Fryma pranverore” për të gjashtin viti radhazi. Ngjyrat dhe motivet e kësaj stine janë emëruesi i përbashkët i punimeve. Pranvera vjen në teknika të ndryshme, në natyrat e qeta, peizazhet, portretet dhe nudot.

Ekspozita “Frymë Pranverore” ka mbërritur në edicionin e 6-të dhe ku bën bashkë 13 artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në këto punime mbizotërojnë ngjyrat dhe konceptet rreth rigjenerimit të natyrës dhe njeriut.

Enkeleida Prifti, e cila ka studiuar në Shën Peterburg, prezantohet me një cikël punimesh ku mbizotëron natyra, qëllimi kësaj ekspozite është energjia pozitive dhe përzgjedhja e punëve është bërë sipas ndarjes me një kriter që është cilësia.

Kuratori i kësaj ekspozite Olgert Rakipllari thotë se nga ky aktivitet për 6 vite janë prezantuar talente të reja, të cilët sot janë edhe pedagogë.

Qendra kulturore ASA si risi të këtij edicioni ka menduar edhe për talentet e së ardhmes duke krijuar një workshop dedikuar posaçërisht artistëve të vegjël, fëmijëve të apasionuar pas artit, stilimit dhe arkitekturës, në të cilin do të krijojmë duke u frymëzuar nga punimet e ekspozitës dhe motivet pranverore të stinës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono