Frika nga zjarret, Korça blen mjete zjarrfikëse

12:56 | 09/08/2018

Bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit kanë blerë zjarrfikëse të reja për shkak të rrezikut nga zjarret në këto temperatura të larta. Megjithatë sipas specialistëve reshjet e shiut, që kanë rënë gjatë muajit korrik e kanë ulur riskun.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë kaluar në gjendje gatishmërie shërbimin zjarrfikës të bashkive të Qarkut të Korçës. Korça dhe Maliqi kanë blerë mjete të reja zjarrfikëse, ndërsa Bashkia e Devollit ka ende në përdorim një mjet të vitit 1966.

Juglindja konsiderohet ndër zonat me rrisk të lartë për shfaqjen e zjarreve në pyje dhe kullota edhe pse këtë verë nuk janë evidentuar zjarre të përmasave të mëdha.

Reshjet e rëna gjatë Korrikut kanë rritur nivelin e lagështisë së tokës, duke zvogëluar rrezikun e shpërthimit të vatrave masive.

Koço Çiço, shef i shërbimit zjarrfikës, Korçë: “Po të dalim jashtë qytetit, qoftë në pyll, apo kullota, bari është akoma jeshil, po kjo nuk do të thotë që ne jemi me mendje të fjetur. Gatishmia në mjete e njerëz është e mirë për të përballuar çdo situatë që mund të na paraqitet”.

Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës  pranë Bashkisë Korçë efektivët e këtij shërbimi si edhe logjistika janë në gatishmëri për çdo sinjalizim. Ndërkohë që janë zhvilluar takime me përfaqësues të njësive administrative në lidhje me rrjetin e sinjalizimeve që evidenton dhe përcjell informacion mbi vatrat e zjarrit. Aktualisht, sipas raportimeve nga njësitë vendore, zona e Korçës nuk është e rrezikuar nga zjarret që mund të shkaktohen nga temperaturat, por mbeten problematike, zjarrvëniet e qëllimshme. Me ndarjen e re administrative, Shërbimi Zjarrfikës funksionon tashmë në bazë Bashkie çka bën të mundur një reagim më të shpejtë, duke evituar pasojat e rënda, si për qytetarët, ashtu edhe për mjedisin. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono