Shumë i veçantë: Flamuri i Kongresit të Lushnjes, gati të ekspozohet për 100 Vjetor

18:04 | 22/11/201918:040

Prej 4 muajsh restauratori i njohur Frederik Stamati është ngujuar në laborator, për të restauruar flamurin 1 shekullor të valëvitur në Kongresin e Lushnjës.  Stamati për ABC News rrëfen kalvarin e mundimshëm për restaurimin e tij, gjithashtu ai thotë se flamuri do të jetë gati në 100 vjetorin e kongresit për ekspozim.

Ky është flamuri historik i kongresit të Lushnjës, zbuluar në vitin 2011, nga Frederik Stamati dhe Ariola  Prifti ishte pikërisht kjo vulë e cila bëri edhe identifikimin e flamurit i cili ndodhej prej vitesh në fonde.

Një  prej korridoreve të institutit etnografik, Stamati, ka  improvizuar një mini-laborator,  ku prej 4 muajsh ka nis punën për restaurimin e flamurit.

Fillimisht janë kryer hulumtimet e nevojshme në laboratorët vendas dhe te huaj thekson specialisti.

Ky është flamuri i 13 që Frederik Stamati ka restauruar, por e konsideron si më të vështirin, për shkak të dëmtimeve të mëdha që ka pësuar dhe materialit delikat,  prej mëndafshi.

Ndryshe nga  pëlhura e kuqe e cila ka pësuar dëme të mëdha, shqiponja  nuk është dëmtuar, Specialisti ka renditur dhe arsyet.

Restaurimi kalon në disa faza, por pjesa më e vështirë është ajo e organizimit të flamurit sipas Stamatit.

I bindur është se në 100 vjetorin e Kongresit  të  Lushnjës Flamuri do jetë gati për ekspozim.

Por flamujt e historik sipas specialistit duhet të ekspozohen në raste të rralla dhe në kushte optimale.

Konmgresi i Lushnjës ku u valëvit ky flamur i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono