“Fraza hallexhinjtë po pompohet, moçalishtet i kemi bërë fusha”

22:51 | 18/11/201922:510

Tematikat emisionin “Pressing” kanë qenë të shumta dhe mes tyre edhe ajo që anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj kishte thënë para disa kohësh. “Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, mori reagime të shumta dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, theksoi se ka njerëz që duan ta pompojnë diçka të tillë.

“Hallexhinjtë? Nuk vlen të ekzagjerohet dhe të komentohet kaq shumë. Nuk e kam dëgjuar live Dervishin, por ai nuk ka një koncept të tillë. Ndoshta dikujt i intereson ta pompojë aq shumë. të gjithë duan të shohin futboll, të përjetojnë emocione”, u shpreh kreu i Federatës.

Banderola e hapur në Moldavi nga Tifozat Kuq e Zi

“FSHF ndërmarrje ndërtimi? Është e vërtetë që FSHF, përveç shumë detyrave, ka marrë përsipër më shumë se sa i takon për sa i takon infrastrukturës. Dy janë kolonat e zhvillimit të futbollit, infrastruktura dhe edukuesit e mirë. Nëse nuk i përmirëson, nuk ke të ardhme. Arritje në këto nivele nuk ka qenë një gjë që ndodh brenda ditës, ka qenë produkt i punës së vazhdueshme. Meqë ata që duhet ta bëjnë, e kemi bërë ne. Nga moçalishte, kemi bërë fusha të pranueshme për të luajtur. Kemi ndryshuar impiante. Nëse kontributi për ndryshimin e infrastrukturës quhet mëkat, do ta pranojmë”.

“Do ishte mirë t’i bënim të dyja, 100 fusha dhe stadiumin. Do ta bëjmë tani. Do ndërtojmë akoma gjëra më të mira. Shqipëria gjërat më të mira po i sheh në futboll. Në të ardhmen do i shohë edhe në fusha të tjera”.

“Emrat e tribunave? Nuk mendoj se është xhelozi. Vendosëm katër emra, kishte kritere. Është si puna e vendimit të trajnerit në fushë. Patjetër që është subjektive. A mund të ishte ndonjë emër tjetër, edhe mundet. Nuk kishte më shumë se katër tribuna. Jemi munduar të përfaqësohet futbolli”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono