Franko Lerda: Nuk kemi udhëtuar në Baku për turizëm, por për kualifikim

23:45 | 16/07/2019

Trajneri i skuadrës së Partizanit, Franko Lerda paralajmëron Karabagun se nuk kanë udhëtuar në Baku për turizëm, por kërkojnë kualifikimin. Ndërkohë që kampin e skuadrës azere besojnë se do të kalojnë në turin tjetër.

Skuadra e Partizanit do të luajë ndeshjen e kthimit te raundit te pare kualifikues te Champions League perballe Karabag. Trajneri i te kuqve, Franko Lerda doli në konferencën e zakonshme për shtyp dhe paralajmëroi azerët se nuk kanë udhëtuar për shëtitje në Baku, por do të luftojnë për kualifikim. Trajneri italian zbuloi se skuadra është e përgatitur për penalltitë.

“Këtu nuk kemi ardhur për turizëm. E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për ne, e dinim dhe e dimë. Kemi luajtur një pjesë të parë në Tiranë, tani do të luajmë të dytën.

11metërshat janë pjesë e rregullores së lojës, nuk është se e vendosim ne. Nëse ndeshja do të përfundojë 0-0, është edhe kjo mundësi, penalltitë, ndaj kemi të drejtë të përgatitemi edhe për këtë.

Karabag është një skuadër me një buxhet shumë shumë herë më të madh se ne dhe do të luajnë siç edhe bënë në Tiranë, por edhe ne do të përpiqemi të interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë”.

Trajneri i Karabag, Gurbanov vlerësoi maksimalisht Partizanin, por nuk mendon aspak për penalltitë pasi beson tek fitorja në kohën e rregullt.

Ndeshja mes Karabagut dhe Partizanit do të zhvillohet të mërkurën në oreën 19:00 në impiantin “Dallga Arena”. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono