Francë, Macron: Anulim jo moratorium për taksën e karburanteve

08:47 | 07/12/2018

Presidenti francez Emanuel Macron ka sqaruar deklaratën e bërë nga kryeministri Filip, duke saktësuar se është tërhequr përfundimisht nga rritja e taksës së karburanteve, e parashikuar për vitin e ardhshëm. Kjo është konfirmuar përmes një deklarate të leshuar të mërkurën nga Pallati Elizé në Francë.

Dy ditë më parë kryeministri francez ishte shprehur se bëhej fjalë për një moratorium që shtynte me 6 muaj rritjen e kësaj takse. Por Makron ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk do të ketë rritje të taksave të karburantit në mënyrë përfundimtare.

Në pallatin Matinjon, ndryshimi i qëndrimit të Macron shkaktoi habi. Pavarësisht befasimit nga ky lajm, zyra e kryeministrit Filip u përpoq të mos shkaktojë kaos. “Ne punojmë shumë ngushtë me pallatin Élysée. Ka nje komunikim perfekte midis kryeministrit dhe presidentit, ” ishte reagimi i zyrës së shefit të qeverisë franceze, në përpjekje për të argumentuar këtë situatë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono