Francë, i besuari i Macron dhe ish lojtari i pokerit në ministrinë e Brendshme

23:21 | 16/10/2018

Presidenti i Francës ka rikompozuar qeverinë. Drejtuesi i lëvizjes “On Marsh”, njëkohësisht i besuari i Makron, Kristof Kastané është emëruar ministër i Brendshëm.

Kristof Kastané është ministri i brendshëm i Francës. Kjo është një nga risitë thelbësore të rikompozimit të qeverisë. Pas 15 ditëve tratativa, Emmanuel Macron nuk trondit ekuilibrat politikë, preferon rregullime të kujdesshme. Asnjë emër surprizë përbërjen e ekzekutivit të drejtuar nga Eduard Filip. Pas largimit me polemika të dy ministrave në më pak se një muaj, Nikolas Hylo dhe Zherar Kolom, lideri francez nuk dëshiron surpriza dhe rekruton të besuarit e tij.

Kastané, 52 vjeç, bën pjesë në rrethin magjik të presidentit. Ish socialisti, ishte ministër për mardhëniet me Parlamentin dhe Sekretari i lëvizjes “on Marsh”. Kryebashkiak i Forkalkier, në jug të Francës, ai ka një biografi atipike. Nuk ka frekuentuar shkolla të mëdha si Macron apo Filip. Përkundrazi, ministri i ri i brendshëm ka pasur një rini të trazuar, duke frekuentuar ambjente ku luhej bixhoz në Marsejë dhe madje ishte për një periudhë kohë lojtar pokeri. Një të shkuar, të cilën e ka treguar vetë ai disa herë.

Emerimi i Kastané në një nga dikasteret kryesore të qeverisë hap një vend bosh në drejtim të “On Marsh”. Makron duhet të kërkojë një lider të ri të aftë për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane të majit. Mes risive të rikompozimit, është edhe largimi i Fransuazë Nuson. Ministrja e kulturës do të zëvendësohet nga Frank Riester, i cili ishte ndër të parët që mbështeti Macron. Ndërsa Gabriel Atal, zëdhënësi i ri i “on March”, i cili e kishte përkufizuar si të shpifur sjelljen e ministrit të brendshëm Italian Matteo Salvini, është emëruar sekretar shteti në ministrinë e arsimit. Edhe në këtë rast është shpërblyer besnikëria ndaj kreut të shtetit. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono