Franca shpall qëndrimin për negociatat: Të hapen në 2020 edhe për Shqipërinë dhe RMV

13:59 | 10/10/201913:590

Një javë para Samitit të Këshillit Europian ku do vendoset fati i negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Franca ka bërë të ditur qëndrimin e saj. Vendi themelues i BE kërkon që hapja e negociatave për të dy vendet të shtyhet për vitin 2020. Raportimi vjen nga korrespondentja jonë në Bruksel Erisa Zyka.

Franca ka prezantuar propozimin e saj konkret për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ky propozim mbështetet në dy boshte. Së pari, ai lidhet me përmbushjen e kritereve kyçe që kanë të bëjnë  me respektimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe  krimit të organizuar dhe së dyti me reformën e procesit të zgjerimit tê Bashkimit Europian.

Franca konsideron se para se të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të plotësohen kushtet përkatëse.  1 Shqipëria duhet të zbatojë refomën në drejtësi dhe 2. reformën zgjedhore, ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë progres me çështjen e prokurorisë speciale.

Franca mbështet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e nuancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit tê organizuar në Shqipëri, progresin konkret të bërë në reforma në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut dhe konsideron, se ka një këndvështrim më realist mbi situatën politike në të dyja vendet.

Për Francën, hapja e negociatave të anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet e mësipërme.

Nga ana tjetër,  Franca kërkon të ndryshojë proçesin e zgjerimit, i cili deri tani sipas saj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Qeveria franceze ka një vlerësim më të nuancuar dhe më pak optimist se Komisioni Europian për zgjerimin. Qëndrimi i qeverisë franceze  bën të kuptohet, se vlerësimi i Komisionit Europian është tepër mekanik, teknokrat dhe ndarja e kornizës negociuese në 35 kapituj nuk ka dhënë frytet e pritshme.

Sipas Francës, procesi i zgjerimit për Komisionin e ri Europian duhet të jetë më gradual, më i kontrolluar edhe të përfshijë edhe ekspertizën e shteteve anëtare, në mënyrë që progresi që do përftohet të japë rezultate. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono