Franca: Herët për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

15:59 | 19/02/2019

Pavarësisht hapave para të konsiderueshme, për Maqedoninë e Veriut është ende herët që të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga ministrja franceze për Çështjet Europiane.

Për ministren franceze për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau, Franca nuk është ende gati t’i thotë po hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. E pyetur rreth vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ministrja Loiseau është shprehur, se Franca do jetë shumë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara për të ndihmuar për reformat e integrimit. Por sipas saj nuk duhen përshpejtuar negociatat e anëtarësimit.

Nathalie Loiseau: “Do vizitoj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam e lumtur që do shkoj në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të fundit shumë pozitive. Eshtë e rëndësishme që të shkoj në këto vende që kanë një perspektivë europiane, pasi ato kanë një histori, gjeografi dhe kulturë europiane. Kjo nuk do të thotë, që duhen përshpejtuar negociatat. Duhet që së pari Europa të reformohet dhe këto vende të shkojnë në drejtimin e duhur. Por, nëse u themi, që të shkojnë në këtë drejtim, duhet t’i shoqërojmë. Kjo është ajo që do bëj, duke siguruar që Franca do jetë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara”.

Këtë deklaratë, ministrja Loiseau e bëri në fillim të takimit të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi problemet e shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari, Brexit dhe përgatitjen e samitit e liderëve europianë të Marsit. Ky është qëndrimi që Franca ka mbajtur edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm në Qershor të 2018-së, që mbetet deri tani i pandryshuar./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono