Franca e kërcënuar nga protestat

23:06 | 05/11/201823:060

Presidenti Francez paralajmëron rritjen e taksës së karburanteve, pavarësisht pakënaqësisë që ka shkaktuar kjo në popull. Emanuel Macron ka deklaruar se do të vazhdojë me planet e tij për rritjen e taksave edhe pse e gjithë Franca rrezikon të përfshihet nga protesta masive.

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga rritja e taksës për karburantet, pavarësisht paralajmërimeve për protesta masive gjatë muajit dhe rënies së popullaritetit të tij në minimum. Shoferët kanë planifikuar bllokimin e rrugëve në mbarë Francën më 17 Nëntor, në shenjë proteste kundër çmimeve të larta, që janë rritur me një të tretën në vitin e fundit, lëvizje që ka vënë në dyshim premtimin e Macron se do të mbronte klasën punëtore.

Me pretendimin për të luftuar ndryshimet e klimës, qeveria e tij ka votuar pro rritjes së taksës me qëllim reduktimin e çlirimit të gazit karbonik, si çmimin e dizelit, karburanti më i përdorur në Francë. Por rritjet, të vendosura në fund të vitit 2017, kur çmimet e naftës ishin nën 50 dollarë për fuçi, janë bërë më të dhimbshme për konsumatorët pasi çmimi i arit të zi arriti në 85 dollarë për fuçi muajin e kaluar. Plani i qeverisë franceze ka bërë që popullariteti i Makron të bjerë në 21 për qind, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar. Por presidenti, i cili ka nisur një tur 7-ditor në veri-lindje të Francës, ka deklaruar se nuk ka në plan të tërhiqet.

“Më mirë të taksoj karburantin se sa klasën punëtore. Njerëzit që ankohen për rritjen e çmimit të karburanteve janë të njëjtët që ankohen për ndotjen e ajrit dhe për fëmijët e tyre që vuajnë”, tha Macron në një intervistë.

Ndërkohë, rivalët e tij politikë kanë dalë në mbështetje të rebelimit qytetar, duke e etiketuar ish-bankierin si anëtar të elitës metropolitane, që nuk e ka idenë se çfarë ndodh jashtë Parisit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono