FOTOT/ U kap mat me kolegen, këngëtari i martuar kërkon falje publikisht: Kisha pirë shumë

12:05 | 05/12/201912:050

Disa ditë më parë në mediat e huaja qarkulluan foto të Justin Timberlake dhe aktores Alisha Wainwright, teksa ndodheshin në një tavolinë së bashku me pjesën tjetër të kastit gjatë xhirimeve të filmit më të ri të dyshes.

Ajo çfarë habiti jo pak publikun në këto foto ishte fakti se Justin dhe Alisha dukeshin tejet të afërt me njëri- tjetrin,  e ndërsa janë parë të rrinë pothuajse ngjitur në tavolinë, madje u fotografuan edhe duke kapur duart nën tavolinë.

Duket se kjo situatë e ka shqetësuar gruan e Timberlake, Jessica Biel me të cilën artisti është martuar prej 7 vitesh, dhe për këtë arsye këngëtari dhe aktori ka bërë një postim publik, duke kërkuar falje për ‘shfaqjen’ aspak të këndshme që dha me kolegene  tij.

Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Pak javë më parë unë humba llogjikën, por më lejoni të jem i qartë, nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe koleges time.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time.

Duhet të kisha treguar më shumë kujdes. Nuk është ky shembulli që dua të jap për tim bir.

I kërkoj falje gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i bëra të kalojnë një situatë kaq të sikletshme.

Do të fokusohem që të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë që do të mundem të jem”, ka shkruar Justin në postimin e tij./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono