Video/Zbulohet laborator prodhimi drogash të forta në Has

13:09 | 19/10/2018

Objekti që mendohet se përdorej si laborator droge, ndodhej në një zonë periferike të fshatit. Një banor i fshatit i tha ABC Neës se ndërtesa gjendet pranë baneses së një çifti të moshuar dhe gjithçka është e rrethuar me një gardh.

Në pamjet që ABC News ka mundur të fiksojë nga jashtë rrethimit, duken dy banesa një katëshe, njëra prej të cilave shërbente si laborator për prodhimin e drogës.

Nga burimet e ABC News mësohet se, gjatë operacionit të uniformave blu, në laborator u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine si dhe lënde të tjera që shërbejnë për prodhimin e saj. Pesha ekzakte e lëndës narkotike së sekuestruar nuk dihet ende.

Po ashtu burimet bënë të ditur se ka dhe disa persona të arrestuar, ndërsa operacioni vijon ende.

Sipas burimeve të “ABC News” mësohet se laboratori ishte prej disa kohësh nën survejim pas dyshimeve për aktivitetin e dyshimtë që kryhej në të.

Organizatorët  kryesorë të këtij aktiviteti mësohet se kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit. Kjo, sipas burimeve, ka krijuar edhe dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar./abcnews.al

 

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono