FOTO / Prostitucion e kokainë, pranga këngëtarit në Shkodër

18:15 | 15/12/201918:150

Para se të arrestohej në Shkodër, Zamir Jakupi këngëtari i muzikës live i këndonte dashurisë, tani e tutje repertori i tij do të duhet të zhvillohet pas hekurave.

Bashkë me këngëtarin e njohur të muzikës popullore u prangosën edhe dy menaxherë të një klubi nate. Gasper Marku dhe Aldo Vruçaj u arrestuan nga policia e Shkodrës.

Dyshohet se të arrestuarit kryenin aktivitet të jashtëligjshëm, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe të prostitucionit. Në operacion morën pjesë, forcat RENEA dhe FNSH, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit të natës Elidon Marku.

Uniformat blu pohuan se po hetohet në gjendje të lirë një balerinë dhe një klient.

Vëzhgimi ka zgjatur disa muaj, dhe janë sekuestruar edhe pamjet filmike për të provuar aktivitetin kriminal të kryer në bashkëpunim.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike, kokainë dhe sende të tjera, që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prostitucion”./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono