FOTO/ Iku në azil pas kërcënimeve, del letra e dorëheqjes së Agron Tufës

16:39 | 03/12/201916:390

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria për shkak se i rrezikohej jeta.

Avokati i Agron Tufës, Kujtim Cakrani konfirmoi gjatë paradites për “ABC News” largimin e Drejtorit  të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, me familjen e tij për azil në Zvicër.  Cakrani  thotë se  një vendim i tillë ka ardhur pas kërcënimeve të shumta që Tufa ka marrë për shkak të detyrës.

Ai shprehet prej kohësh TUfa kërcënohej nga persona anonimë pasi sipas tij ai ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur njerëz.

Edhe  Kryetari i Bordit Drejtues të, Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit Uran Butka  konfirmoi  se Agron Tufa ka nisur me postë dorëheqjen, të cilën e ka siguruar  abcnews.al.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani thotë se Tufa prej kohësh kërcënohej nga persona anonimë, pasi sipas tij ai ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur njerëz.

Në letrën e dorëheqjes, Tufa thotë se e ndërmerr këtë veprim pasi ndihej i kërcënuar fizikisht ai dhe familja e tij.

Gjatë muajve të fundit në drejtim të Tufës janë drejtuar një mori kërcënimesh nga ata që ai i quan “njerëz të harlisur të komunizmit”.

Së fundmi  Agron Tufa ishte i pari i cili denoncoi edhe përzierjen e heronjve të vërtetë me ish oficer të sigurimit në ekspoziten e kremtimeve të 75 -vjetorit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono