FOTO/ Dy të vdekur dhe tre të lënduar nga Shqipëria: Aksident tragjik në Kosovë

12:37 | 05/10/201912:370

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, nga i cili kanë ndërruar jetë dy shtetas të Shqipërisë.

Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e viktimave, ndërsa mësohet se nga aksidenti kanë mbetur edhe katër të lënduar, edhe këta shtetas të Shqipërisë sipas kreut të Komunës së Suharekës ku ka ndodhur aksidenti, Bali Muharremaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan në autostradë, kurse rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Njoftimi i policisë

Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.  Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative. /abcnews.al/

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono