FOTO/ Capital T niset nga Prishtina me kamionin plot me ndihma për të prekurit nga tërmeti

16:53 | 27/11/201916:530

Tërmeti që goditi vendin i madhësisë 6.4 ka tronditur mbarë kombin shqiptar, por jo vetëm. Pallate dhe ndërtesa u rrafshuan, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet.

Sakaq, të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, në zonën e Durrësit dhe Thumanës ku edhe dëmet janë më të rëndat.

Një ndër ta është edhe reperi i njohur Capital T. “Jemi shumë të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri. U bëj apel të gjithë miqve të mi që kanë nevojë me një numër të caktum të limitum, jeni të mirëseardbur në Prishtinë me të gjitha shpenzimet të hequra, strehim dhe çdo gjë tjetër që ju duhet. Jemi me ju deri në momentin e fundit. Zoti ju ndihmoftë!”- u shpreh reperi dje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk e ka lënë me kaq, pasi ditën e sotme këngëtari është nisur nga Prishtina me një kamiion të mbushur plot me ndihma.

“RRUGES PER SHQIPERI”- shkruan reperi krahas fotove./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

RRUGES PER SHQIPERI 💪🏻😔💔

A post shared by Capital T (@truekapo) on


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono