Forumi i biznesit Shqipëri-Itali/Rama: Kemi taksa shumë të ulëta

10:34 | 19/02/201810:340

Zhvillohet sot në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali, ku marrin pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nënvizoi avantazhet që ofron vendi ynë për sipërmarrësit italianë.Taksat janë më të ulëta dhe burokracia po lehtësohet theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

20 miliardë euro mban brenda kjo sallë hoteli në kryeqytet.

“Është e pabesueshme për këtë hotel dhe ëpr këtë vend, dhe shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjitha këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve.”

E ka nisur me humor fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e biznesit Shqipëri Itali. Për kreun e qeverisë vendi ynë është një shtëpi e dytë për italianët jo vetëm për ngjashmëritë por edhe për frymën që qeveria ka për të nxitur bizneset e huaja.

Ka një mënyrë të qeni dhe të jetuari që ngjan me dy pika uji me mënyrën tuaj në Itali me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta dhe burokracia gjithashtu.

Vendi ka shumë potenciale rritjeje dhe investimesh në energji, naftë e minerale, bujqësi, në sektorin agroushqimor”.

Shqipëria nuk ka ambicje të jetë Zvicër, Italia mjafton për kryeministrin Rama.

“Ta bëjmë Shqipërinë një iTali të vogël, efikase do të ishte maksimumi për ne

Kryeministri Edi Rama i siguroi se në Shqipëri po punohet edhe për të lehtësuar burokracinë.

Në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali, marrin pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane./abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono