Forca Speciale në Jarinjë për të ndaluar hyrjen e Vulin e Gjuriç

12:08 | 26/03/201812:080

Forca të shumta të policisë së Kosovës janë vendosur në gjendje gatishmërie mëngjesin e sotëm, në kufirin e Jarinjës, në veri të vendit.

Policia e Kosovës konfirmoi për mediat në vend, se gjenden në veri për të ndaluar hyrjen e mundshme në territorin e Kosovës, të drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç dhe Aleksandër Vulin. Vendimi për të mos lejuar hyrjen në territorin e Kosovës të dy zyrtarëve serbë është dhënë nga Ministria e punëve të jashtme. Sipas informacioneve dhe deklaratave të zyrtarëve serbë, ata këmbëngulin të vizitojnë veriun e vendit.

Sipas Ministrisë së jashtme të Kosovës kërkesa për vizitë i ishte refuzuar Gjuric dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditët e fundit dhe pas deklaratave, të cilat kanë kontribuar në përshkallëzimin e tensioneve, si dhe deklaratave që nuk përputhen  me marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës e Serbisë. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono