Food & Drink Festival/Promovimi i industrisë shqiptare


14:47 | 09/03/2018

Për të tretin vit radhazi “Expocity” organizon panairin për promovimin e produkteve ushqimore. Për tri ditë me radhë vizitorët do të kenë mundësi të njihen dhe të shijojnë një larmi produktesh, të degustojnë verërat, apo të ndjekin shoë gatimi live. 

Sipërmarrës, kompani, institucione shtetërore dhe vizitore nga i gjithë Ballkani mblidhen  në një vend të vetëm.

Food & Drink Festival vjen në Expocity Albania për të tretin vit radhazi.

Ne fokus vendos zhvillimet e fundit në industrinë ushqimore dhe pijeve, promovimin  e produkteve tipike mesdhetare dhe shkëmbimin e informacionit.

Nga 9 deri me 11 mars vizitorët do të kenë mundësinë të njihen dhe të shijojnë një larmi produktesh, të marrin pjesë ne gatime live nga kuzhinierë te mirënjohur apo ne degustime të një varieteti të gjerë verërash shqiptare dhe të huaja. Këtë vit do të organizohet edhe konkursi i verës ku një juri e specializuar do të përzgjidhë më cilësoren.

Food & Drink Festival zhvillohet nën moton “Eat, Drink,Educate” dhe ofron jo vetëm një hapësirë ekspozimi, por dhe konferenca, seminare e  trajnime. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono