FMN: Kujdes borxhin publik

16:00 | 06/05/2019

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që mbylli misionin në Tiranë thotë se e ardhmja e ekonomisë shqiptare është e favorshme, por i bëjnë apel qeverisë të tregohet e kujdesshme gjatë këtij viti. Me shqetësim sheh nivelin e borxhit publik dhe dobësimin e financave në buxhet.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në mbyllje të vizitës dy javore në Tiranë konstaton se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por në 2019 parashikon ngadalësim të rritjes ekomomike, ndryshe nga pritshmëritë.

“Këtë vit rritja parashikohet të ngadalësohet në 3.5%, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadaklësimit të saj në vendet partnere” , tha shefi FMN.

Për periudhën afatmesme rritja ekonomike pritet të jetë afër nivelit 4%, por për ruajtjen e këtij ritmi, Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare ndërmarrjen e disa reformave.

Rrisqet kryesore, vijnë nga borxhi i lartë publik dhe dobësitë në financat publike. Ndaj FMN rekomandon, konsolidim të mëtejshëm fiskal. Por kjo nuk do të thotë aspak rritje taksash.

Ne rekomandojmë të bëhet një rikorigjim që duhet të arrihet përmes rritjes së të ardhurave fiskale sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor, nuk lejojnë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve”, ka theksuar shefi i FMN.

Kjo nuk përkthehet në mënyrë automatike në rritje të bazës. Por duhet një miradministrim më i mirë i institucioneve tona për të ulur informalitetin”, deklaroi ministrja e financave Anila Denaj.

Por sa mund të ndikojë klima politike në përkeqësimin e treguesve ekonomikë për 2019?

Në veçanti përkeqësim i ndjeshëm i ambientit të huaj dhe tensioni i rritur në vend mund të sjellë pasoja negative për ekonominë”, tha Guvernatori i Bankës Shqiptare Genc Sejko.

“Në parashikimet tona nuk i kemi përfshirë efekte të tilla por e vërteta është që mund të ketë një rrezik të tillë”, deklaroi më tej shefi i FMN.

FMN i ka ripërsëritur qeverisë shqiptare kërkesën për të ndalur propozimet e pa kërkuara për dhënien e kontratave të partneritetit publik privat për shkak të riskut të lartë që kanë për buxhetin dhe ekonominë, si dhe rishikim të nismës për korporatën e investimeve shqiptare./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono