Flet polici i burgjeve pas ngjarjes: Sapo mbylla shërbimin me telefonoi Marsida…

15:41 | 11/10/201915:410

Dëshmia e Bledar Toçit konsiderohet grupi hetimor si shumë e rëndësishme. Ai ka thënë se, Dritan Haxhollin e kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes. Më herët shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit ka qenë më herët efektiv i Gardës së Republikës.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së enjtes në qytetin e Kavajës, Abc Neës ka zbardhur dëshminë e policit të burgjeve Bledar Toçi.

31-vjeçari dyshohet se, ka qëlluar me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, në ambientet e brendshme të shtëpisë së Marsida Qatjas.

Toçi ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se Qatja e kishte telefonuar të mërkurën pasdite duke i thënë se, Haxholli po e kërcënonte.

“Më mori Marsida në telefon të mërkurën pasdite dhe më tha se Dritani e kërcënonte. Unë i thashë se do ta ndihmoja. Dhe ashtu bëra. Ajo është një grua e vetme dhe nuk ka njeri tjetër për ta ndihmuar. Nuk mendova dy herë kur më tha se Dritani në darkë do vinte t’i merrte fëmijën e mitur, pasi kishin disa kohë që ishin ndarë”, është shprehur Toçi.

Ai shton gjithashtu se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka patur qëllim për ta vrarë.

“Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën. I thamë Marsidës se, do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Sapo ia hapa derën Dritani ai filloi të shante dhe i tha Marsidës që e paske futur dashnorin në shtëpi. Ai hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Unë ndërhyra për t’ia marrë kallashnikovin por nuk munda dhe mbeta i plagosur . Armën e shërbimit e kisha me vete pasi, sapo kisha mbyllur turnin. Dy të tjerët që ishin në banesë janë shok të burrit të Marsidës. Unë kamë qëlluar për vetëmbrojtje”.

Bledar Toçi më herët ka qenë edhe punonjës i Gardës së Republikës, ndërsa kishte disa muaj që ishte vendosur si shef i sigurisë së paraburgimin e Durrësit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono