Fleckenstein vlerëson protestën e studentëve

14:25 | 20/01/2019

Për protestën e studentëve flet edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Për ABC News, eurodeputeti vlerëson protestën e studentëve dhe sugjeron dialog konstruktiv. 

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve në Shqipëri si një evolucion të shoqërisë civile dhe forcim të vizibilitetit të shoqërisë shqiptare.

“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, cilëson eurodeputeti në një prononcim për ABC News.

Fleckenstein vlerëson se studentët po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, se pretendimet e tyre janë të besueshme dhe përputhen me standardet evropiane.

“Nevoja për të përmirësuar sistemin arsimor përmendet gjithashtu në raportin tim vjetor për Shqipërinë në Nëntor 2018”, shprehet Fleckenstein.

Lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare për protestat e studentëve, Fleckenstein e vlerëson qasjen e ekzekutivit si pozitive.

“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, shprehet Fleckenstein.

Ai thekson, se për të arritur një dialog konstruktiv, duhet treguar vullnet nga të dyja palët dhe se ndryshimi është i mundur vetëm përmes dialogut./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono