Fleckenstein: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

11:44 | 09/11/2018

Në një konferencë me gazetarët, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein theksoi bindjen se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat për antarësim me Bashkimin Europian, duke njohur punën e bërë derimëtani dhe duke nxitur vijimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.

“Shqipëria meriton hapjen e negociatave dhe pikë.” Deklarata u bë nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstain gjatë një konference me gazetarët.

Knut Fleckenstain: “Të gjitha gjërat që kemi kërkuar janë bërë. Tani, Këshilli natyrisht që do të shikojë që në këtë periudhë deri në qershor-korrik që ata do të takohën, as qeveria dhe as Parlamenti në Shqipëri të ndalojë së punuari. Kjo do të thotë se procesi i Vettingut duhet të vazhdojë, lufta kundër krimit të organizuar duhet të na tregojë rezultate. Jam i sigurt se Parlamenti nuk do të ndryshojë mendimin që ka, por që do të shtyjë dhe nxisë sa më shumë të jetë e mundur dhe Këshilli duhet të marrë një vendim që duhet ta kishte marrë më herët”.

Sa i përket situatës ku Shqipëria prej tetë muajsh nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, Fleckenstein duke folur në mënyrë kushtore, skenarin e komentoi si jo të favorshëm, por jo të pazgjidhshëm.

“Ne nuk do të na pëlqente situate, por nëse ju e keni një problem të tillë aktualisht mendoj që gjëja më e rëndësishme që dueht të bëhet është që të zgjidhet kjo situatë dhe antëarët e GJK të mund të zgjidhen dhe të keni një gjykatë funksionale. Nëse nuk ekziston një gjykatë e tillë situata nuk është e mirë, megjithatë ne e dijmë që në këtë process mund të ketë një efekt domino dhe ndoshta nuk funksionon që të gjitha masat të merren në të njëjtën kohë. Nuk e shoh si një problem që nuk mund të zgjidhet së shpejti”.

Sa i përket projektimit në shtetin gjerman, të një situate si ajo për të cilën akuzohet kreu i bashkisë Durrës Vangjush Dako, Fleckenstein drejtoi gishtin nga gjyqësori.

“Në gjermani ne kemi zyrën e prokurorisë dhe nëse prokurori identifikon të tilla raste deputeti shkarkohet. Dhe nëse bëhet fjalë për deputetin që ka miq e shok, është më e vështirë, por ndaj kemi gjyqësorin dhe nëse rezultati është i qartë ti nuk mund të jesh deputet, kjo është e sigurt. Ndaj duhet që prokuroria të bëj punën e saj”.

Sa i përket reformës zgjedhore, vlerësimin e shprehu për dy bashkëkryetarët, e paralajmërimin për shefat e tyre.

“Do ishte shenjë e mirë që në një cështje kaq themelore të arrihet një dakordësi. Jam shumë i lumtur për përpjekjet për marrëveshje për bashkëkryetarët dhe shpresoj që ata të mos lihen në mes të shiut nga dy liderët e tyre”.

Nëse parlamenti nuk do të arrijë të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor edhe këtë session parlamentar, kjo nuk do të ishte fatale por sigurisht do të kishte një kontribut negativ në diskutimet që do të zhvillohen lidhur me çeljen apo jo të negociatave, përfundoi Fleckenstein./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono