Flamurtari mund Tiranën në debutimin e Memës

21:22 | 22/10/2018

Ardian Mema e humbi ndeshjen e tij të parë në stolin e Tiranës. Kryeqytetasit u mundën në Vlorë nga Flamurtari dhe trajneri Ilir Daja e fitoi duelin me ish-ndihmësin e tij.

Për fat të keq, debutimet mund të jenë të hidhur. I tillë është ky i Ardian Memës në stolin e Tiranës edhe pse humbja mund të quhet me plot gojën, e pamerituar. Disfata në Vlorë ndaj Flamurtarit ishte minimale, 0-1, në ndeshjen e javës së 9-të të Superligës.

Skuadra kryeqytetase u ndëshkua nga një gabim i mbrojtjes në minutën e 72-të, të cilin e shfrytëzoi më së miri sulmuesi brazilian i vendasve, Danilo Alvesh. Ndikimi i ardhjes së Memës në stol u duk në pjesën e parë, kur tiranasit ishin më lart, sulmuan më shumë dhe krijuan më shumë raste.

Natyrisht, nuk duhet harruar se edhe me ish-trajnerin Ze Maria, Tirana pati paraqitje të tilla, si në pjesën e parë në Korçë ndaj Skënderbeut. Për fat të keq, miqtë nuk arritën të shënonin, dhe kjo nuk i dha mundësi as të fitonin, madje as të merrnin barazimin. Pas pushimit, skuadrat sikur u kujdesën për të mos u ndëshkuar, dhe ndeshja mund të përfundonte pa gola, nëse nuk do të kishte qenë gabimi i mbrojtjes bardheblu.

Kjo disfatë e rëndon shumë gjendjen e Tiranës, që mbetet në vendin e 7-të me vetëm 8 pikë, dhe me golaverazh negativ. Sukses me rëndësi për Flamurtarin e trajnerit Daja, që e fitoi duelin me ish-ndihmësin e tij, Memën. Vlonjatët kanë tani 14 pikë dhe janë fare pranë vendit të tretë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono