Flamurtari humb një shans të madh për t’iu afruar kreut

21:35 | 07/11/2018

Flamurtari u ndal në Vlorë nga Luftëtari, në ndeshjen e radhës në kampionat. Skuadra e trajnerit Daja nuk mundi të fitonte, edhe pse sulmoi shumë dhe krijoi raste për shënim.

Një mundësi e madhe për t’iu afruar kreut u shpërdorua.

Flamurtari mund të ishte sot vetëm 5 pikë larg vendit të dytë, por nuk mundi të shfrytëzonte ndeshjen në shtëpi ndaj Luftëtarit, duke dalë vetëm barazim.

Një zhgënjim i madh për tifozët vlonjatë, klubin dhe skuadrën, por realiteti në përfundim ishte rezultati 0-0, pavarësisht nga këmbëngulja dhe mundësitë që u krijuan për të shënuar.

Sidomos në pjesën e dytë, vlonjatët luajtën gjithnjë në sulm dhe pranë portës mike, veçse nuk qenë të qartë dhe të saktë. Po ashtu, pati sërish protesta ndaj gjykimit, dhe u kërkua një penallti, që nuk u akordua nga arbitri Ferhataj.

Flamurtari u duk përsëri si një skuadër në ndërtim e sipër, dhe duket qartë se Daja po has vështirësi për të krijuar mënyrën e duhur të lojës. Vlonjatët po hasin vështirësi për t’iu afruar vendeve të larta, duke qenë tani në pjesën e poshtme të tabelës, të gjashtët me vetëm 19 pikë.

Kjo, pasi rivalët për Europën, Laçi dhe Teuta, arritën fitore të rëndësishme. Luftëtari, ndërkaq, mori një pikë shumë të rëndësishme, pas humbjes që pësoi në Gjirokastër me Laçin.

Në kuotën e 10 pikëve, u barazua me Tiranën, duke qenë sërish pranë zonës së rrezikshme. /abcnews.al

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono