Flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës/Polemika për heqjen e flamurit shqiptar

15:27 | 14/02/2018

Zëvendësimi i flamurit Shqiptar me atë të Kosovës për nder të 10-vjetorit të pavarësisë ka shkaktuar polemika dhe protesta. Pavarësisht kundërshtimeve dhe pengesave të ndryshme, flamuri Kosovës valvitet në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Flamuri kombëtar i Kosovës valvitet në hyrje të qytetit të Prishtinës pavarësisht përpjekjeve të shumta për të ndaluar një gjë të tillë. Pas shumë diskutimeve në opinon dhe kundërshtimit të heqjes së flamurit kombëtar Shqiptar, autoritetet kosovare ia dolën që të vendosin simbolin e tyre në prag të celebrimit të 10-vjetorit të pavarësisë.

Mbrëmjen e së martës pati një protestë nga qytetarë të shumtë që nuk pajtoheshin që flamuri kombëtar të hiqej nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës dhe të vendosej ai i Kosovës. Madje një manifestim I dytë u zhvillua edhe gjatë të mërkurës.

Përveç këtyre problemeve, pati edhe nga ato teknike që pamundësuan vendosjen e tij. Ndërsa zjarrfikësit po ulnin flamurin kombëtar shqiptar, nga vetura ku po qëndronte flamuri i Kosovës u thye xhami dhe u vodh flamuri. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një flamur me përmasa të vogla u vendos fillimisht në hyrje të kryeqytetit. Më pas u zëvendësua të mërkurën me një tjetër më të madh.

Shumë qytetarë kosovarë paralajmëruan se do ta kundërshtonin vendosjen e flamurit me të gjitha mënyrat, madje, duke shkruar se flamuri është mbrojtur me gjak e kështu duhet të mbrohet përsëri./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT