Fjodora Fjora: Djali ka filluar të kërkojë babain

18:58 | 27/04/2019

E ftuara e kësaj jave në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte gazetarja e njohur, Fjodora Fjora.

Përtej profesionit, vite më parë Fjodora vendosi të adoptojë një fëmijë dhe tashmë është nëna e Alteos 5 vjeçar. Ajo ka treguar që nuk është aspak e lehtë të jesh mama single, dhe e vetmja “pendesë” që ka është se tashmë i biri ka filluar të pyesë e të kërkojë figurën e një babai.

“Nuk është e thjeshtë. Çdo gjë duhet ta mendosh dy herë, edhe kur merr një vendim ndjen atë mungesën që “Shiko, ndoshta do ishte më mirë ta ndërmerrja këtë gjë bashkë me një mendje të dytë”. Mirëpo e di si është puna? Ndonjëherë, ne nuk zgjedhim si jeta jonë do vijë. Ndonjëherë zgjedhim të jemi vetëm, po fati e sjell të jemi vetë i dytë. Jemi vetë i dytë dhe unë kam mikesha të miat që s’ka rëndësi arsyeja, por tani janë mama të vetme. Për mua më me rëndësi është që ai brenda familjes sonë të vogël që ne e cilësojmë “mami, unë, daja, gjyshi, nëna…”, pra njerëzit që ai i ka shumë afër, të jetë i lumtur. Sigurisht do përballesh dhe me pyetje, dhe me sfida, dhe me faktin që je e vetme, por do kuptosh që je përpjekur të bësh një gjë të mirë dhe shpreson që fëmija kur të rritet do ta vlerësojë këtë gjë.

Unë mendoj që është si t’i hysh pak detit në këmbë.

E vetmja pendesë që kam, ose keqardhje është që Alteo e do këtë gjë. E kërkon ai këtë gjë, sepse po rritet dhe pyet. Përpiqem t’i shpjegoj që ka familje me babin dhe mamin, ka familje vetëm me mamin, ka familje vetëm me babin.”– ka përfunduar Fjodora.

Dhe tashmë të gjithë e dimë që nuk ekzistojnë vetëm familjet tradicionale, dhe është e mundur që një fëmijë të rritet i lumtur dhe i shëndetshëm dhe pa pasur një model të tillë. /abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono