Fjalë lamtumire, Rakitic: Nuk jam 38 vjeç, ndjej trishtim larg topit

08:15 | 13/11/201908:150

Ivan Rakitic ka përfunduar rezervë e Barcelonës. Trajneri Valverde nuk po e aktivizon këtë sezon dhe largimi në merkaton e janarit është i paevitueshëm. Mesfushori i kampionëve të Spanjës nuk e fsheh mërzinë e tij në një prononcim për Movistar.

Askush nuk e pëlqen stolin dhe kroati nuk bën ndryshim nga lojtarët e tjerër. Rakitic respekton vendimin e trajnerit, por beson te vetja dhe kualiteti i tij. Karriera pritet të vijojë në Serie A, aty ku do të ketë një garë interesante midis Interit dhe Juventusit për shërbimet e nënkampionit të botës.

Më kanë shkëputur nga topi, jam i trishtuar. I kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit dhe klubit. I kam dhënë shumë Barcelonës në këto 5 vite. Jam 31 vjeç, jo 38, e ndjej që ndodhem në momentin më të mirë“, thekson mesfushori kroat. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono