22:58 | 16/11/201922:580

Më 9 Tetor të 1944 Kryeministri britanik, Winston Churchill dhe Ministri i Jashtëm, Anthony Eden do të mbërrinin në Moskë për një mision sekret. Pas hyrjes vendimtare të ushtrive të Hitlerit në Stalingrad nga Ushtria e Kuqe dhe hapjes së frontit të dytë nga aleatët fati i Luftës së Dytë Botërore tashmë ishte vendosur. Kjo e bënte më tepër enigmatike vizitën, për më tëpër Churchill nuk e kishte marrë me ngut, ai do të ishte mysafiri i Stalinit për 10 ditë me radhë.

U desh të rridhte shumë kohë nga kjo vizitë që gjithçka të qartësohej, u tha se qëllimi primar i vizitës ishte të bindej Stalini që të futej në luftë me Japoninë. U pohua gjithashtu, se të dy bashkë kishin rënë dakord të dizenjonin edhe kufinjtë e Ballkanit të pas Luftës.

Divizionet e Ushtrisë së Kuqe po depërtonin thellë e më thëllë në Ballkan duke shtrirë pas vetes edhe perden e kuqe të pushtetit komunist. Britanikët nuk mund ta lejonin këtë ata kishin interesa të forta në Ballkan sidomos në jug të tij, ku më tepër grekët por edhe jugosllavët kishin qenë dhe mbeten aletë strategjikë të tyre. Ballkani duhet ndarë duke respektuar interesa Britanike, e ndërsa bisedimet ishin në zhvillim e sipër Churchill i zgjat Stalinit një copë letër që më pas do të njihej si dokumenti jozyrtar i marrëveshjes së përqindjeve. Sipas tij Rumania duhet të ishte 90% nën influencën Sovjetike dhe 10% nën influencën Britanike dhe Amerikane. Greqia 90% në influencën Britanike dhe Amerikane 10% në influencën Sovjetike, Jugosllavia 50 me 50 , Hungaria po ashtu dhe në fund Bullgaria 75 % nën influencën sovjetike dhe 25% nën influencën e Britanikëve dhe Amerikanëve.

Studiuesi dhe gazetari Erald Kapri shprehet se fakti më i rëndë ishte fakti se Shqiperia u harrua në këtë takim.

“Shqipëria thjesht u harrua në këtë takim, dokumentacioni i fundit i zbuluar në arkivat britanike e sugjeron tepër qartë që Shqipërinë e harruan”, shprehet Kapri.

E harruan apo jo ndarjen e influencës në Shqiperi kjo nuk u vërtetua kurrë.

Në 28 nëntor, vetëm një muaj më parë jo shumë larg, Enver Hoxha kishte zbritur trimfues në Tiranë, në krye të një qeverie të kontrolluar nga krerët e Partisë Komuniste.

Dokumentari sjell një prej historive të rëndësishme duke zbuluar përse nacionalistët dështuan ndërsa Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë ia dolën të zbrisnin si forcë e vetme fituese në kryeqytet.

Shtrirjen e Komunizmit në Shqipëri e lejuan fuqite e Mëdha fituese të Luftës apo e vërteta thotë se atyrë u doli situata jashtë kontrollit.

Propaganda nazifashiste i kishte bërë mirë llogaritë kur i paraqiste Britanikët si tradhëtarë të çështjes shqiptare, pasi kjo propagandë bëhej në një kohë kur vetë ata, fashistët italianë dhe nazistët Gjermanë, e kishin bërë fakt të kryer, një shtet shqiptar brenda kufijve të të cilit ishin përfshirë Kosova dhe një pjesë e mirë e territoreve që tashmë gjenden në Maqedoninë politike.

Gjithsesi historia njeh faktin se në realitet britanikët ndihmuan komunistët.

Këto dhe të tjera detaje do ti mësoni në dokumentarin që sjell “Abc Story”, përmes dokumenteve të kohës./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono