Fishat e diabetit jepen falas për pacientët deri në 25-vjeç

10:00 | 16/05/2019

Qeveria ka vendosur të zgjerojë fashën e personave që do t;i  përfitojnë falas fishat e diabetit. Tashmë ato do t’iu rimbursohen të gjithë pacientëve deri në 25-vjeç.

Të sëmurët me diabet deri në 25-vjeç fishat që shërbejnë për matjen e nivelit të sheqerit në gjak do t’i përfitojnë falas.

Qeveria ka zgjeruar grupmoshën e përfituesve një vit pas vendimit që fishat e diabetit t’u jepen falas fëmijëve dhe adoleshentëve nga 0 në 18-vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tregon për ABC News se me zbatimin e këtij vendimi çdo familje që ka fëmijë apo të rinjë që vuajnë nga diabeti do të kursejë rreth 20 mijë lekë të reja në muaj.

Të sëmuret me diabet do të kenë mundësi t’i marrin këto fisha në farmacitë e spitaleve.  Në total pas këtij vendim të qeverise nevojiten mbi 800 mijë fisha diabetike në një vit.

Ndërkohe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lehtësuar procedurat për pacientët nga rrethet që marrin falas mbi 8 pena insulinë në muaj.  Ata nuk do të jenë më të detyruar të vijnë në Tiranë për të përfituar konsultën me qëllim përfitimin e rimbursimit.

Mbi 32 mijë pacientëve e vend sipas ministres insulina iu rimbursohet 100% nga shteti./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono