“Financial Times”: BE të mos i mbyllë dyert Ballkanit

22:15 | 17/05/201922:150

Në një shkrim analitik “Financial Times” i bën thirrje BE-së që të mos ia mbyllë dyert Ballkanit. Duke iu referuar faktit se në qershor do të jepet rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit, gazeta prestigjoze i sugjeron Unionit që të japë dritën e gjelbër jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë.

Bashkimi Evropian, siç shkruhet në tekstin e gazetës prestigjioze Financial Times, është shumë afër që të bëjë edhe një gabim historik në Ballkan. “Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së në samitin e qershorit duhet të marrin vendim nëse do të miratojnë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi duhet të marret unanimisht që të mund të zbatohet. Disa Qeveri, në krye të të cilave janë Franca dhe Holanda, nuk shfaqin vullnetin e tyre rreth fazës së ardhshme të zgjerimit të BE-së. Këtë e bëjnë, në masë të madhe për ta mbrojtur veten nga kritikat dhe nga kundërshtarët në vendet e tyre”, shkruan gazeta.

Në tekst theksohet se Franca kërkon nga Bashkimi Evropian të fokusohet në reformat e brendshme dhe në përforcimin e euro-zonës, dhe ndërkohë t’u ikë hapave që mund ta rrisin mbështetjen e të djathtëve dhe populistëve në Evropë, të cilët luftojnë kundër vendosjes.

Por, nëse kundërshtarët i arrijnë qëllimet e tyre, atëherë paraqitet rreziku për nxitjen e tensioneve, për të cilat BE deklaron se dëshiron ti mbajë larg Ballkanit.

“Ky argument është posaçërisht i theksuar në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev dhe kolegët e tij e hodhën poshtë ultranacionalizmin e paraardhësve të tyre. Treguan guxim të madh që të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit të vendit, i cili i vështirësonte marrëdhëniet me Greqinë fqinje që nga fillimi i viteve të 90-ta”, thotë “FT”.

Siç shkruan gazeta, Çdo lloj ndalese do t’u jepte goditje reformave në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë do ta dëmtonte luftën kundër korrupsionit dhe krimit të oraganizuar, gjithashtu do të nxitej edhe shovinizmi maqedonas. Gazeta thekson, se ekziston edhe një rrezik tjetër, siç parashikojnë nga rajoni, në qoftë se BE i hap negociatat për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipërinë e lë në sallën e Pritjes. “Hapi i këtillë do t’i shtojë benzinë zjarrit të nacionalizmit shqiptar, duke vënë politikanët dhe aktivistët nga Shqipëria dhe Kosova në tundim që të heqin dorë nga hyrja në BE dhe shumë fuqishëm ta pranojnë kauzën për Shqipërinë e Madhe.

Kjo do të ishtë njollë për përpjekjet që të zgjidhet çështja midis Serbisë dhe Kosovës, dhe të zvogëlohen tensionet në mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë”, thekson “Fajnenshëll Tajms”. Në rast të rritjes së jostabilitetit në rajon për shkak të dyshimeve të BE-së, siç shkruan gazeta, do të krijohet terren i përshtatshëm për ndërhyrje nga jashtë. Ballkani është arenë gare midis fuqive të jashtme, duke tërhequr pas Rusinë, Turqinë dhe Kinën në një kënd të Evropës, i cili është nën ndikimin e BE-së dhe SHBA-ve që nga koha e luftërave të ish-Jugosllavisë. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono