Finalja e Champions League, UEFA ka një plan të çuditshëm!

11:28 | 09/11/201911:280

UEFA i ka konfirmuar partnerëve të saj komercialë se po përpiqet, që finalja e Champions League në vitin 2024 të luhet në Amerikë. Nëse përpjekjet e organizatorëve  do të jenë të suksesshme, atëherë do të jetë hera e parë në histori që kompeticioni prestigjoz do të luhet jashtë Europe.

UEFA i ka bërë zyrtare tashmë shtetet se ku do të luhen finalet për vitet 2022,2023. Respektivisht në Mynih dhe në Londër, por nuk dihet asgjë deri më tani për finalen e 2024.

Amerika ka qenë gjithmonë një nga vendet e preferuara nga klubet europiane për të zhvilluar aty fazën përgatitore. Tifozët e shumtë apo dhe përfitimet e majme, i detyrojnë klubet të zhvillojnë miqësore të ndryshme në Amerikë gjatë periudhës së verës. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono