Finale në Laç e Ballsh, ja përballjet e ditës në Superiore

08:17 | 23/10/201908:170

Superiorja rikthehet sot me katër ndeshje, ndërkohë që bien në sy edhe oraret e reja. Dy janë ndeshjet që priten me mjaft interes dhe që mund të ndryshojnë situatën në krye të klasifikimit. Në Laç vendasit presin Teutën kryesuese. Kurbinasit u mposhtën në fundjavë nga Tirana dhe kërkojnë me çdo kush pikët e plota. Nga ana tjetër durrsakët e kanë thënë se duan titullin dhe nuk do qëndrojnë duarkryq.

E gjitha për t’u parë është ndeshja në Ballsh, ku Bylisi i Dovedan pret Tiranën. Një sfidë delikate, sikurse e pranoi edhe trajneri Ardian Mema një ditë më parë në konferencë për shtyp. Në fushë do të jetë një betejë, që të dyja skuadrat do mundohen ta fitojnë.

Po në orën 13:00 luhet edhe një ndeshje tjetër dhe është Kukësi skuadra që do kërkojë të bëjë autokritikë ndaj Luftëtarit. Asnjë rezultat tjetër veç fitores nuk tolerohet dhe në kampin verilindor e dinë shumë mirë. Superiorja për sot merr fund në Vlorë, aty ku Flamurtari i 1001 halleve pret Vllazninë. Shumë shkodranë në fushë, nga të dyja kampet. Mbetet të shihet kush do festojë në fund.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E mërkurë, 23 tetor 2019
Ora 13:00 | Kukësi-Luftëtari
Ora 13:00 | Laçi-Teuta
Ora 13:00 | Bylis-Tirana
Ora 16:00 | Flamurtari-Vllaznia

E enjte, 24 tetor 2019
Ora 15:00 | Partizani-Skënderbeu

/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono