Filmoi vrasjen e Ziver Veizit në “21 Janar”, Artan Hoxha ka një mesazh pas 9 vitesh

10:12 | 21/01/202010:120

Sot bëhen nëntë vite nga demonstrata e 21 janarit që la katër të vdekur dhe mjaft të plagosur me plumba dhe sende të forta. Artan Hoxha ishte gazetari që publikoi pamjet nga momenti i ekzekutimit i Ziver Veizit para portës së kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha rikujton atë ditë duke theksuar se është një ndër ngjarjet e rëndë më të dokumentuara në vend, por që nuk ka asnjë të dënuar.

“Në 30 vite postkomunizem, nuk di masakër më të dokumentuar, me zë e figurë, se ky krim shtetëror dhe deshtim më të turpshëm të drejtësisë për të ndëshkuar autorët e këtij krimi.

Katër jetë të pafajshme u ekzekutuan pa pikë mëshire ndërsa protestonin me duar në xhepa para godinës më të mbrojtur të vendit”, shkruan Artan Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…
Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”.

Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten.

“Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.

Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit”

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.

Nente vite me pas,asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje.

Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.

Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan t’ju vrasin,per t’ju bere shembull,qe askush prej nesh, të mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.

Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan t’ja faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.

Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.

Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”.

Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do t’ja hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe t’ju heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla,sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit.

Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete.

Ata do u shfaqen naten ne gjume, do u kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, j’u sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.

Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua ti lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.

Kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, sepaku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard.

E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.

Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do tu kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet…

Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do tu harrojne, perkundrazi do tu kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.

Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoj ne vend.

Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do tua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per tu treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.
Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit.

Luli, nga minister i brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites.

Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.

Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend.

Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono