Filmi “Shpia e Ages” premierë në 26 shtator në Tiranë

15:26 | 05/09/2019

Fituesja e 58 çmimeve ndërkombëtare regjisorja kosovare Lendita Zeqiri  rrëfen për “Abc Neës” detaje rreth filmit “Shpia e Agës”,  i cili do të ketë premierën më 26 shtator në Tiranë. Në qendër të filmit është përdhunimi i grave në luftën e Kosovës. Premierën botërore e pati në festivalin ndërkombëtar të “Karlovi Varit” të Çekisë.

Lendita Zeqiri është kineastja kosovare e cila e ka çuar Kosovën në 300 vende të botës dhe ka sjellë në shtëpi mbi 58 trofe në festivalet më të rëndësishëm. Madje ka marrë 3 konfirmime për garën në Oskar me filmin  e shkurtër artistic “gardhi.” Tashme ajo e ka nis me sukses edhe rrugëtimin në filmin e parë artistik “ “Shpia e Agës”. Për një orë e 40 minuta ajo rrëfen një temë të fortë, e cila ka të bëjë me përdhunimin e grave në kohën e luftës së Kosovës.

Qëllimi kryesor ka qenë që filmi të dialogojë me publikun. Regjisorja dhe skenaristja Lendita Zeqiri sfidon veten edhe në aspektin kohor.

“Shpia e Ages”  i ka marrë 6 vite punë intensive dhe vlerësime nga kritika që në premierën  botërore.

Gjatë karrierës së saj artistike deri tani ka realizuar 10 filma artistik të metrazhit  të shkurtër dhe një i gjatë.  Por si trampolin suksesi ajo rendit filmin “Ballkoni”.

Kujton se komisioni në fillim filmin” Shpia e Ages” është gjykuar si shumë zhargon, por ajo nuk harron mbështetjen që mori nga i ndjeri Gjergj Xhuvani.

“ Shpia e Ages” do të ketë premierën në Tiranë më 26 shtator, ndërkohë që filmi është pjesë e festivaleve më të rëndësishëm botërorë. /ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono