Filmi që shkaktoi më shumë viktima në historinë e kinemasë

22:00 | 30/05/201922:000

Skenat e pëlqyera dhe të rrezikshme të filmave aksion të Hollivudit, përveç efekteve mahnitëse dhe të përsosura, përbëjnë edhe një rrezik të madh për aktorët, apo kaskadorët. Incidente kanë ndodhur dhe shpesh artistë të ndryshëm kanë përfunduar në spital ose kanë humbur jetën, siç është rasti i djalit të Bruce Lee, Brandon, i cili mbeti i vdekur nga një plumb duke xhiruar filmin “The Crow”.

Sigurisht sot ka siguri shumë herë më të madhe, ngjarje të tilla janë të rralla dhe trajtohen si incidente individuale. Por në fillimet e saj kinemaja ka regjistruar shumë probleme.

Në hapat e tij të parë, Hollivudi eksperimentoi me skenat e filmave dhe drejtuesit e filmave rrezikuan të xhironin në kushte ekstreme, duke rrezikuar aktorët. Ngjarja më tragjike në historinë e kinemasë u regjistrua në vitin 1931 gjatë xhirimeve të filmit “Vikingët”.

Drejtori Varick Frissel donte ta bënte filmin sa më realist, duke vendosur që të udhëtonte në veri të Kandasë për të realizuar skenat e filmit në akullin e vërtetë. Kur Frissel mbaroi xhirimet e para, mbeti i pakënaqur dhe vendosi që ekipi i tij të realizonte edhe një skenë tjetër të vërtetë të gjuetisë së fokave.

Kasti i aktorëve së bashku me Frissel u nisën përsëri për në veri të Kanadasë por gjatë rrugës u bllokuan në akull. Anija me të cilën udhëtonin, kishte në bord eksplozivë për thyerjen e akullit.

Të gjendur në këtë situatë, ata vendosën të përdorin eksploziv, për të çarë akullin që i kishte bllokuar, por një gabim njerëzor bëri që anija të shpërthente. Anija u nda në dy pjesë dhe nga shpërthimi mbetën të vdekur 29 pjesëtarë të kastit të filmit, përfshirë edhe drejtorin Varick Frissel. Trupi i tij nuk u gjet kurrë. Filmi u shfaq në kinema disa muaj më vonë. Nuk ishte një sukses i madh, gjithsesi sot listohet si filmi, realizimi i të cilit, ka shkaktuar më shumë viktima në historinë e kinemasë.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono