Filipinet goditen nga tajfuni, 13 të vdekur

07:42 | 26/12/201907:420

Tajfuni “Phanfone” ka goditur pjesën qendrore të Filipineve në ditën e Krishtlindjeve, duke sjellë mot të vështirë për miliona njerëz gjatë sezonit të festave.

“Shtëpitë janë rrafshuar, linjat elektrike u rrëzuan, dhe mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi tajfuni ka goditur Filipinet gjatë Krishtlindjeve”, raporton “Reuters”.

Ndërkohë agjencia e katastrofës ka njoftuar se të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga tajfuni Typhoon Phanfone që goditi vendin.

Më shumë se 58,000 njerëz u evakuuan para stuhisë ndërsa 15,000 të tjerë mbetën në porte detare për shkak të mbylljes së tyre.

Provincat më të goditura ishin ato qendrore të Capiz, Iloilo dhe Leyte ku për pasojë një djalë 13-vjeçar, ka humbur jetën njoftoi angjensia e katastrofës.

Filipinet janë shteti kryesor që përballet me stuhitë që vijnë nga Oqeani Paqësor dhe zakonisht goditet nga 20 stuhi në vit. Sipas një studimi, këto stuhi e dëmtojnë prodhimin ekonomik të vendit për 3 për qind, shkruan “Reuters”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono